Telegrafi

PSG zbulon fanellat e para për sezonin 2017/18 (Foto)

Paris Saint Germaini ka zbuluar fanellat e reja për sezonin e ri 2017/18.

Bëhet fjalë për fanellat e para, të cilat vazhdojnë të jenë ato tradicionalet.

Dominon ngjyra e kaltër e mbyllur, por për dallim nga sezoni i kaluar krahët janë me ngjyrë të kuqe.

Vlen të theksohet se PSG e mbylli sezonin në Ligue 1 si nën kampion.

Në vendin e parë përfundoi Monaco. /Telegrafi