Telegrafi

PSG vendos të largojë Sergio Ramosin këtë verë

Paris Saint-Germain thuhet se i ka thënë Sergio Ramosit se ai nuk është pjesë e planeve të klubit për sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja aktuale e Ramos me skuadrën franceze zgjat deri në vitin 2023, por PSG-ja është e përgatitur të përfundojë kohën e tij në klub këtë verë.

Sipas mediumit Le Parisien, hierarkia e klubit e ka vënë në dijeni 36-vjeçarin për këtë lajm, dhe kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që e kanë lënë jashtë fushës për pjesën më të madhe të këtij sezoni.

Lexo po ashtu Vendime të mëdha në PSG: Kush qëndron dhe kush largohet?

Ramos nuk dëshiron të largohet nga PSG

Megjithatë, përkundër kësaj, Ramos synon të qëndrojë në Parc des Princes këtë verë dhe të luftojë për vendin e tij.

Klubi ka mbetur shumë i zhgënjyer nga rekordi i dëmtimeve të Ramos këtë sezon, i cili e pa atë të mos luajë asnjë herë në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu U rikthye nga lëndimi, por tifozët e PSG-së e pritën me vërshëllima Ramosin

Duke pasur parasysh se ai u nënshkrua me synimin për ta udhëhequr PSG-në drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve, kjo e ka frustruar veçanërisht klubin parisien.

Pavarësisht synimit të PSG-së për të ndarë rrugët me Ramos këtë verë, një problem kyç me të cilin ata do të përballen është mungesa e ofertave që do të marrin për legjendën spanjolle. /Telegrafi/