Site icon Telegrafi

PSG vë rekord të ri të fitoreve për top pesë kampionatet evropiane

PSG është bërë ekipi i parë në Evropë që ka fituar 12 ndeshjet e para radhazi.

Një fitore prej 2-1 ndaj Lille në Parc des Princes të premtën e pa skuadrën e Thomas Tuchel duke thyer rekordin e 11 fitoreve radhazi të vendosur nga Tottenhami në sezonin e largët 1960-1961.

Starti spektakolar i PSG këtë sezon bëri u arrit falë sulmit të skuadrës franceze që arriti 41 gola dhe pranimin e vetëm shtatë golave në proces.

PSG ka tashmë 11 pikë distancë me vendin e dytë që mbahet nga Lille.

https://www.youtube.com/watch?v=c6wC97Lozj0

Humbja e vetme këtë sezon mbetet ajo e përsuar nga Liverpooli në Anfield në kuadër të Ligës së Kampionëve në shtator.

Tottenhami i dikurshëm arriti rekordin pasi mposhti gjigantë si United, Arsenal, Aston Villan e të tjerë, para se të ndalej nga City në barazim 1-1.

Ndërsa, ai Tottenham legjendar nuk u mposht deri në Nëntor kur u përball me Sheffield Ëednesday e ku humbi 2-1.

PSG rikthehet në aksion këtë mesjavë me udhëtimin e vështirë në Napoli. /Telegrafi/

Exit mobile version