Telegrafi

PSG vazhdon interesimin për Pjanic

Duket se Miralem Pjanic do të jetë transferimi i parë i Paris Saint Germinit gjatë afatit kalimtar të verës.

Francezët janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për yllin boshnjak, por Roma nuk është duke u pajtuar me këtë shifër pasi klauzola e lojtarit është 45 milionë euro dhe është e pakuptim që ajo të ndryshojë.

Sipas Il Tempo, në këtë marrëveshje prite të futet edhe mbrojtësi Lucas Digne, i cili është i huazuar te Roma nga PSG-së.

Parisienët për anësorin kërkojnë 17 milionë euro. /Telegrafi/