Telegrafi

PSG vazhdon me fitore në Francë, fiton ndeshjen e gjashtë golave ndaj Brestit

Paris Saint Germain ka marrë edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje në sezonin e ri të Ligue 1.

Gjiganti francez ka triumfuar në udhëtim te Brest në një ndeshje spektakolare ku u shënuar gjashtë gola 2-4.

Vetëm pas 23 minutave lojë, PSG kaluan në epërsi kur realizoi mesfushori spanjoll Ander Herrera për 0-1.

Në minutën e 36-të, Kylian Mbappe shënoi një gol të bukur me kokë nga 10 metra distancë për ta dyfishuar epërsinë e parisienëve.

Krejt çfarë arriti të bëjë skuadra vendase në pjesën e parë ishte goli i sulmuesit Honorat për ta ngushtuar epërsinë e parisienëve në 1-2.

Me një gol epërsi të PSG-së, 1-2 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i parisienëve, kur Guaye realizoi për 1-3 në minutën e 73-të.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan edhe golin e dytë nëpërmjet Mounie pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Por krejt në fund të takimit, Angel Di Maria realizoi për rezultatin përfundimtar 2-4.

Kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje për PSG-në, që tani kryeson në Ligue 1 me nëntë pikë.

Në javën e ardhshme, PSG do të luaj përballë Stade Reime, ku pritet edhe debutimi i Lionel Messit. /Telegrafi/