Paris Saint Germain ka marrë edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje në sezonin e ri të Ligue 1.
Gjiganti francez ka triumfuar në udhëtim te Brest në një ndeshje spektakolare ku u shënuar gjashtë gola 2-4.
Vetëm pas 23 minutave lojë, PSG kaluan në epërsi kur realizoi mesfushori spanjoll Ander Herrera për 0-1.
Në minutën e 36-të, Kylian Mbappe shënoi një gol të bukur me kokë nga 10 metra distancë për ta dyfishuar epërsinë e parisienëve.
Krejt çfarë arriti të bëjë skuadra vendase në pjesën e parë ishte goli i sulmuesit Honorat për ta ngushtuar epërsinë e parisienëve në 1-2.
Me një gol epërsi të PSG-së, 1-2 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i parisienëve, kur Guaye realizoi për 1-3 në minutën e 73-të.
Vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan edhe golin e dytë nëpërmjet Mounie pesë minuta para fundit të ndeshjes.
Por krejt në fund të takimit, Angel Di Maria realizoi për rezultatin përfundimtar 2-4.
Kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje për PSG-në, që tani kryeson në Ligue 1 me nëntë pikë.
Në javën e ardhshme, PSG do të luaj përballë Stade Reime, ku pritet edhe debutimi i Lionel Messit. /Telegrafi/