PSG pas shpalljes kampion dhe marrjes së trofeut ka vazhduar me fitore, kësaj radhe duke e mposhtur Nicen si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 33-të të Ligue 1.
Ndeshja nisi mirë për PSG-në, kur Bradley Barcola arriti të shënojë për 1-0.
https://twitter.com/HoaXPV/status/1790832865690665372
Pas tre minutash, ishte radha e Yoram Zague që shënoi për 2-0 pas asistimi të Barcola.
Premier but de Zague en L1 sur un nouveau festival de Barcola 🔥 #OGCNPSG pic.twitter.com/pcnvfkwpU8
— 🇮🇹 (@HoaXPV) May 15, 2024
Në minutën e 31-të, ishte Mohamed-Ali Cho, që zbuti shifrat në 2-1.
Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket rasteve, ndërsa Nice mbetime dhjetë veta në fushë kur Melvin Bard u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe PSG mori fitoren e radhës që është e 21-ta në këtë edicion, ndërsa Nice mbetet në vendin e pestë me 54 pikë. /Telegrafi/