Në Parc de Princes zhvillohet kryendeshja e xhiros së parë e fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit, e vlefshme për Grupin H.
Të rejat e skuadrave
Paris Saint-Germain
Thomas Tuchel ka konfirmuar se Neymari është i gatshëm për të luajtur pas mungesës së të premtes ndaj Nimes. Megjithatë, Marco Verratti dhe Leandro Paredes nuk janë në dispozicion.
Në dyshim për ekipin vendas janë edhe Thilo Kehrer e Mauro Icardi, ndërsa Angel Di Maria që ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të pezullimit, mund të luajë ndaj ish-skuadrës së tij.
Edhe Ander Herrera do të ndeshet për herë të parë me ish-klubin e tij prej se u largua në vitin 2019. Të suspenduarit në Ligue 1, Marquinhos dhe Layvin Kurzawa, janë në dispozicion të trajnerit në garën evropiane.
Të lënduar: Juan Bernat, Thilo Kehrer, Marco Verratti, Leandro Paredes.
Në dyshim: Julian Draxler, Mauro Icardi.
Manchester United
Axel Tuanzebe mund ta regjistrojë paraqitjen e parë të Djajve të Kuq që nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa Harry Maguire, Phil Jones, Marcos Rojo e Eric Bailly, nuk janë në dispozicion të Ole Gunnar Solskjaer.
Scott McTominay është një tjetër opsion në qendër të mbrojtjes, ndërsa trajneri i Unitedit mund të luajë me tre mbrojtës për të zhvilluar lojë ofensive.
Edinson Cavan është stërvitur vetëm dy herë që nga muaji korrik, ashtu që pritet të mungojë në debutimin potencial ndaj ish-skuadrës së tij.
Juan Mata meriton një tjetër vend në formacionin startues pas lojës kundër Newcastle United, por Solskjaer mund të luajë me formacionin 3-4-1-2 në Paris.
Të lënduar: Eric Bailly, Harry Maguire, Mason Greenëood, Jesse Lingard
Të padisponueshëm: Phil Jones, Marcos Rojo.
I papërgatitur: Edinson Cavani.
Formacionet e mundshme
Parashikimi
Për herë të fundit këto dy skuadra u takuan në 1/8 e finales në sezonin 2018/2019, kur Manchester Unitedi e eliminoi Paris Saint-Germainin.
Pas fillimit aspak të mirë të sezonit, PSG është konsoliduar duke i fituar pesë ndeshje radhazi, ndërsa në katër prej tyre nuk ka pranuar gol.
Unitedi akoma përpiqet ta tejkalojë fillimin jo të mirë, ndërsa hyn në këtë ndeshje me motivim pas triumfit prej 4-1 ndaj Newcastle United.
Edhe pse Djajtë e Kuq kanë fituar ndaj parisienëve në përballjen e tyre të fundit, ekipi i Tuchel është favorit në këtë takim, ndërsa Neymar dhe Kylian Mbappe paraqesin rrezik të madh për mbrojtjen e Solskjaer.
Forma në gjashtë ndeshjet e fundit
/Telegrafi/