Sulmuesi anësor brazilian, Lucas Moura pritet të largohet në janar nga Paris Saint-Germain dhe skuadra franceze tani ka treguar edhe çmimin e tij.
Lucas Moura po vuan të gjej minuta nën drejtimin e trajneri Unai Emery, pasi pozicioni ku ai luan është mbipopulluar.
Përveç kësaj, në pozitën e Mouras ka yje të mëdha të futbollit botëror, si Neymar, Kylian Mbappe, Julian Draxler dhe Angel Di Maria, duke ia kufizuar mundësinë e lojës.
Këtë e ka kuptuar edhe anësori brazilian, i cili ka shprehur dëshirë të largohet gjatë këtij afati dhe nuk mungojnë skuadrat e interesuara për të.
Mediumet francez raportojnë se edhe PSG është pajtuar për largimin e Mouras dhe tani ua ka treguar edhe çmimin skuadrave që duan shërbimet e tij.
Sipas France Football, gjiganti parisien kërkon dhe shpreson të fitojë 40 milionë euro nga braziliani nga ndonjë huazim me obligim blerje, ose një blerje e menjëhershme për jo më pak se 30 milionë.
Skuadrat e interesuara për Mouran janë ato angleze: Manchester United dhe Tottenham Hotspur, ndërsa nga Italia thuhet si i pëlqen Napolit.
Në këtë sezon, 25-vjeçari i ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar edhe një gol. /Telegrafi/