Paris Saint-Germain mbrëmë i ka dhënë lamtumirën e fundit Ligës së Kampionëve në fazën e 1/16-të, pasi u mposht 3-0 nga Bayern Munich me rezultat të përgjithshëm, dhe interesant është fakti se kampioni francez u eliminua nga lojtarët që i kanë liruar pa dëmshpërblim.
Gjegjësisht, golat kyç në këtë përballje të dyfishtë i shënuan ish-lojtarët e PSG-së, Kingsley Coman (për fitoren 1-0 të Bayern Munich në Paris) dhe Eric Maxim Choupo-Moting (për epërsinë e mbrëmshme 1-0 në Alianz Arena), ndërsa Serge Gnabry vetëm dha konfirmimin e fitores.
Coman kaloi në sistemin e të rinjve të PSG-së, ku arriti në ekipin e parë dhe më pas në vitin 2014 u largua te Juventusi si lojtar i lirë.
Më pas ai erdhi në Bayern Munich, ku Coman po kalon që atëherë vitet e arta, duke fituar titujt rresht.
Choupo-Moting nuk është kompensuar kurrë në karrierën e tij dhe ai ka qenë i lidhur me një numër të madh klubesh në karrierën e tij – HSV, Nurnberg, Mainz, Schalke, Stoke City, PSG dhe tani Bayern.
Ai mbërriti falas në Bayern në vitin 2020 dhe u ngjit me largimin e Robert Lewandowski dhe dëmtimin e Sadio Mane.
Kingsley Coman in Paris.
Eric Choupo-Moting in Munich.PSG's ex-stars coming back to haunt them in the Champions League! 👻 pic.twitter.com/sC49sxSWoS
— 90min (@90min_Football) March 8, 2023
Ai e shfrytëzoi shkëlqyeshëm rastin dhe e mbajti sulmin e Bayernit në ndeshjet e fundit, ndërsa gjithçka e përmbylli me golin e mbrëmshëm, i cili konfirmoi kalimin e bavarezëve në çerekfinale./Telegrafi/