Site icon Telegrafi

PSG triumfon në derbin e javës ndaj Bordeaux nën regjinë e Neymarit dhe Mbappes

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 3-2 në udhëtim te Bordeaux në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligue 1.

Klubi parisien ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke marrë edhe fitoren e radhës dhe duke rritur diferencën me ndjekësit në krye të tabelës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të PSG-së, e cila përveç rasteve të shumta arritën t’i shënojnë edhe dy gola falë dyshes Neymar dhe Kylian Mbappe.

Goli i parë erdhi në minutën e 26-të me anë të Neymarit, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Mbappes, ndërsa braziliani shënoi edhe golin e 0-2 në minutën e 43-të pasi dhuruan spektakël së bashku me francezin.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por vendasin ishin për një nuancë më të mirë duke shënuar dy gola, kundrejt një të mysafirëve.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të me anë të Mbappes, i cili shënoi për 0-3 pas asistimit të Georginio Wijnaldum.

Vendasit arritën të kthehen në lojë me anë të Yacine Adli (79’), i cili shënoi për 1-3, ndërsa M’Baye Niang (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 2-3.

Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e parë me 34 pikë, ndërsa Bordeaux renditet në pozitën e 16-të me 12 pikë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit luajnë në shtëpi ndaj Nantes, ndërsa Bordeaux udhëton te Metz. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3FyED7_jI9Q&ab_channel=JefflyTV

 

 

Exit mobile version