Telegrafi

PSG triumfon minimalisht në derbin me Marseillen

Paris Saint-Germain ka triumfuar 2-1 në derbin ndaj Marseilles në kuadër të javës së 32-të në Ligue 1.

Pas vetëm 12 minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me anë të Neymar, që u asistua prej Marco Verrattit.

Por, mysafirët i barazuan shifrat për 1-1 pas më shumë se gjysmë ore lojë me anë të Caleta Car (31’).

Dhjetë minuta më vonë, PSG shpresoi se e riktheu epërsinë përmes Lionel Messit, mirëpo gola e tij u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Mirëpo, në minutën e 45+4, PSG fitoi një penallti dhe atë në gol e konvertoi Kylian Mbappe, për rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat kishin angazhim edhe më të madh, por nuk pati gola.

Derisa PSG shpresonte të vuloste rezultatin final, Marseille tentonte që nga ky takim të largohej me së paku një pikë.

Rezultati mbeti i pandryshuar (2-1), duke bërë që PSG t’i merrte pikët e plota.

Pas javës së 32-të, PSG vazhdon të jetë lider me 74 pikë, ndërsa në xhiron e 33-të takohet me Angers. /Telegrafi/