Telegrafi

PSG triumfon bindshëm në udhëtim ndaj Strasbourg

PSG ka triumfuar në udhëtim ndaj skuadrës së Strasbourg me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së 32-të të Ligue 1.

Kilyan Mbappe zhbllokoi rezultatin në min (16’),  i ndjekur nga Sarabia (27’).

Mbappe nuk u ndal me kaq, ai dhuroi një asistim për Moise Kean i cili shënoi në min (45’).

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin prej tre golash të PSG-së, duke e siguruar edhe fitoren.

Strasbourg në pjesën e dytë arritën të shënojnë, Sahi shënoi në min (63’).

Goditjen përfundimtare për parisienët e dha Leonardo Paredes, i cili shënoi gol në min (79’).

PSG pas kësaj fitoreje kthehet në pozitën e dytë me 66 pikë, tri më pak se Lille. /Telegrafi/