Marco Verratti do të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germainin, nga e cila do të përfitojë 12 milionë euro në vit – raporton Journal du Dimanche.
Futbollisti italian kishte kërkuar të largohej në muajin maj për shkak të mungesës së suksesit të Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, pas transferimit të Neymarit (nga Barcelona) dhe Dani Alvesit (nga Juventusi), PSG ka bërë një skuadër të fortë për të konkurruar në Evropë.
Për këtë arsye, mesfushori ka vendosur të qëndrojë dhe ta vazhdojë kontratën me klubin francez.
Me kontratën e re, Verratti do të përfitojë 12 milionë euro, sa dyfishi i rrogës aktuale (gjashtë milionë euro). /Telegrafi/