Paris Saint-Germain po humbet durimin për rinovimin e kontratës me Kylian Mbappe dhe janë të gatshëm të ulin çmimin e tij për klubet e interesuara.
Marrëveshja aktuale e Mbappes është deri në verën e vitit 2022 dhe në rast se të dy palët nuk arrijnë një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij, PSG mund ta humbasë atë falas verën e ardhshme.
Sipas Le Parisien, te PSG është rritur pakënaqësia, pasi situata është e pakëndshme sepse të dy palët ende nuk kanë arritur marrëveshje dhe klubi është i gatshëm të ulë kërkesat e tyre për transferim.
Çmimi i kërkuar për Mbappen do të jetë midis 120 deri 150 milionë euro nëse një klub dëshiron të bëjë një lëvizje këtë verë.
Ndërkohë, Mbappe është ankuar së fundmi për kritikat e tepruara që ai ka pësuar këtë sezon në Francë. /Telegrafi/