Paris Saint-Germain dhe Bordeaux kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligue 1.
Kryeqytetasit janë nikoqir të Bordeaux në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Parc des Princes me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Mauricio Pochettinos vjen nga një humbje befasuese nga Nantes në kampionat, por edhe nga eliminimi i turpshëm nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve dhe synojnë t’i kthehen fitores.
🏟️📍#PSGFCGB pic.twitter.com/SsW07mQMQ1
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) March 13, 2022
Në anën tjetër, mysafirët janë duke përjetuar sezonin më të dobët të viteve të fundit pasi gjenden në pozitën e fundit në tabelë, por do të tentojnë të bëjnë befasinë.
Pochettino ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në formacionin titullar, ndërsa trajneri i Bordeaux starton me më të mirët.
PSG: Keylor Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Wijnaldum, Danilo Pereira, Paredes; Messi, Mbappe, Neymar
Bordeaux: Poussin; Kwateng, Gregersen, Marcelo, Ahmedozic, Ignatenko; Onana, Guilavogui, Adli; Elis, Oudin
/Telegrafi/