Telegrafi

PSG synon ta nis sezonin e ri në Ligue 1 me fitore ndaj Troyes, formacionet zyrtare

Troyes dhe Paris Saint-Germain kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të sezonit 2021/22 në Ligue 1.

Klubi kryeqytetas është mysafir i Troyes në takimin e vlefshëm për javën e parë që zhvillohet në ‘Stade de l’Aube’ me fillim nga ora 21:00.

PSG ka bërë shumë ndryshime në afatin kalimtar të verës, por shumica nga ardhjet e reja nuk do të jenë pjesë e ekipit shkaku se janë bashkuar vonë me ekipin.

Edhe emra tjerë si Neymar, Marco Verratti, Leandro Paredes dhe Angel Di Maria janë lënë në pushim shkaku që janë bashkuar vonë pasi ishin të angazhuar në Euro 2020 dhe Copa America.

Megjithatë, trajneri Mauricio Pochettino ka vendosur formacionin më të mirë të mundshëm, teksa Achraf Hakimi dhe Georginio Wijnaldum do të debutojnë.

Troyes: Gallon; Azamoum, Giraudon, El Hajjam; Kabore, Kouame, Tardieu, Chambost, Kone; Ripart, Taouzghar;

PSG: Navas; Hakimi, Kimpembe, Kehrer, Daillo; Wijnaldum, Danilo, Herrera; Draxler, Icardi, Mbappe;

/Telegrafi/