Telegrafi

PSG synon fitoren e radhës në ndeshjen ndaj Amiensit, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Amiens tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligue 1.

Kampionët francez janë nikoqir të Amiensit në takimin e vlefshëm për javën e 19-të në Ligue 1, i cili zhvillohet në Parc des Princes nga ora 21:00.

Ekipi i Thomas Tuchel ka pesë fitore radhazi në kampionat, por synon të gjashtën për të shtuar edhe më shumë epërsinë me ndjekësit.

Në anën tjetër, mysafirët nuk dinë për fitore në pesë takimet e fundit dhe do të ishin shumë të lumtur nëse arrijnë të marrin një pikë.

Tuchel ka bërë disa ndryshime në formacion, ndërsa mysafirët luajnë me ekipin më të mirë.

PSG: Navas; Meunier, Silva, Diallo, Bernat; Marquinhos, Paredes; Di Maria, Neymar, Mbappe; Icardi;

Amiens: Gurtner; Calabresi, Dibassy, Aleesami, Lefort; Gnahore, Monconduit, Zungu; Konate, Mendoza, Diabete;

/Telegrafi/