Telegrafi

PSG synon fitoren e radhës në ndeshje ndaj St Etienne, formacionet zyrtare – Debuton Sergio Ramos

St Etienne dhe Paris Saint-Germain kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligue 1.

Parisienët janë mysafir të St Etienne në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në ‘Stade Geoffroy-Guichard’ me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Mauricio Pochettinos vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë me tri fitore radhazi dhe synon të katërtën për të rritur epërsinë me ndjekësit.

Në anën tjetër, vendasit gjenden në fundin e tabelës, por kanë gjetur formën më të mirë së fundmi dhe duan të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave.

Te kryeqytetasit debuton edhe Sergio Ramos, i cili erdhi në verë, por vuajti nga lëndimet, ndërsa në sulm është treshja “MMN”.

St Etienne: Green; Sissoko, Nade, Kolodziejczak, Trauco; Maçon, Camara, Aouchiche; Bouanga, Boudebouz; Khazri

PSG: Donnarumma; Hakimi, Ramos, Marquinhos, Bernat; Gueye, Danilo; Di Maria, Messi, Neymar; Mbappe. 

/Telegrafi/