Telegrafi

PSG synon fitoren e radhës në ndeshje ndaj Auxerre, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Auxerre kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligue 1.

Kampioni aktual është nikoqir i Auxerre në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Parc des Princes” me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Christophe Galtier nuk di për humbje këtë sezon dhe në këtë ndeshje synon fitoren e pestë radhazi për të ngritur epërsinë me ndjekësit.

Në anën tjetër, mysafirët kanë ngritur formën në ndeshjet e fundit, duke marrë një fitore dhe një barazim, dhe shpresojnë të befasojnë parisienët.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë thuajse me formacionet më të mira të mundshme, me disa ndryshime të vogla nga ndeshja e kaluar.

PSG: Donnarumma, Hakimi, Ramos, Mendes, Mukiele, Verratti, Danilo, Soler, Messi, Mbappe, Neymar

Auxerre: Costil, Joly, Raveloson, Jubal, Jeanvier, Sinayoko, Mensah, Toure, Sakhi, Autret, Niang.

/Telegrafi/