Telegrafi

PSG synon fitore ndaj St Etienne, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe St Etienne kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 33-të në Ligue 1.

Klubi parisien është nikoqir i St Etienne në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin Parc des Princes.

Ekipi i Mauricio Pochettinos synon vetëm tri pikë pasi dëshiron t’i ofrohet në vetëm një pikë liderëve të Lille.

Në anën tjetër, mysafirët kanë dy fitore radhazi dhe synojnë të vazhdojnë me rezultat pozitive për t’u ngjitur në mesin e tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, edhe përkundër mungesave.

PSG: Sergio Rico; Florenzi, Kehrer, Kimpembe, Bakker; Danilo Pereira, Ander Herrera; Sarabia, Rafinha, Mbappe; Kean

St Etienne: Green; Debuchy, Cissé, Moukoudi, Trauco; Camara, Neyou, Youssouf, Monnet-Paquet; Hamouma, Khazri.

/Telegrafi/