Telegrafi

PSG – Strasbourg, formacionet zyrtare: Neymar rikthehet nga minuta e parë

Paris Saint-Germain dhe Strasbourg kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligue 1.

Kampionët aktual francez e presin Strasbourgin në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Ligue 1, ndeshje e cila zhvillohet në Parc des Princes nga ora 17:30.

Ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel ka dy fitore radhazi në kampionat dhe synon ta vazhdojë këtë seri me një fitore të radhës para tifozëve të vet.

Në anën tjetër, mysafirët nuk dinë për fitore këtë sezon dhe udhëtojnë pa ndonjë synim të madh në këtë ndeshje.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te vendasit Neymar e Keylor Navas e nisin si titullar, ndërsa Mauro Icardi e nis nga banka.

PSG: Navas – Dagba, Silva, Diallo, Kurzawa – Gueye, Verratti – Sarabia, Neymar, Di Maria – Choupo-Moting.

Strasbourg:

/Telegrafi/