Paris Saint-Germain e ka fituar derbin francez përballë Lyonit në kuadër të javës së 30-të në Ligue 1 me rezultat 4-1.
Pas vetëm tre minutash lojë, Nemanja Matic realizoi auto-gol.
Vetëm tre minuta kaluan dhe PSG realizoi edhe të dytin tani përmes Berlados, që u asistua prej Bradley Barcolas.
⏱️ 30'
👊🔴🔵#PSGOL 2-0 I #Ligue1 pic.twitter.com/M9j9KyW07f
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 21, 2024
Për 3-0 u përkujdes Goncalo Ramos, që u asistua prej Achraf Hakimit në minutën e 32-të.
Pesë minuta më vonë, Lyoni u kundërpërgjigj me golin e Numah, por që kaq ishte kapaciteti i tyre.
⏸️ C'est déjà la pause au Parc, sur ce score de 4⃣ buts à 1⃣ ! 🔴🔵
1⃣5⃣ minutes pour souffler ! 🥵#PSGOL 4-1 #Ligue1 pic.twitter.com/uiKrGiuIRQ
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 21, 2024
Ramos e realizoi edhe golin e dytë persona dhe të katërtin për PSG-në, ndërsa u ndihmua prej Marco Asensios.
Pjesa e dytë ishte shumë e varfër për nga numri i golave, ndonëse rastet nga të dyja anët nuk munguan.
Pas javës së 30-të, PSG vazhdon të jetë lidere me 66 pikë, ndërsa Lyoni ka 41 sosh dhe gjendet në vendin e tetë. /Telegrafi/