Telegrafi

PSG i shfryhet Caenit (Video)

PSG e ka shkatërruar Caenin në udhëtim me rezultat 6-0.

Furia e PSG-së ndodhi për shkak të dy ndeshjeve pa fitore dhe Cavani ishte iniciatori.

Ai shënoi plot katër herë në pjesën e parë (12’, 23’, 38’ dhe 45’+1), një herë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë ishte Lucas (67’) ai që shënoi për 5-0, kurse Augustin mbylli llogaritë për 6-0 (78’).

Me këtë fitore PSG ka 10 pikë në krye të tabelës me një ndeshje më shumë se Monaco dhe Nice që kanë po aq pikë. /Telegrafi/