PSG kaloi me autoritet në gjysmëfinalen e Kupës së Francës pas një fitoreje spektakolare 7-0 ndaj Stade Briochin në ndeshjen e çerekfinales.
Gonçalo Ramos u shfaq si ylli i ndeshjes, duke shënuar një het-trik (3 gola) që vuri në dukje aftësitë e tij sulmuese.
Përveç Ramosit, edhe Joao Neves dhe Senny Mayulu dhanë kontributin e tyre në tabelën e rezultateve, duke shënuar nga një gol secili.
Désiré Doue, një nga talentet e rinj të PSG-së, gjithashtu shënoi një gol, duke vënë në dukje thellësinë e skuadrës dhe potencialin e brezit të ri.
Ndeshja vuri në pah edhe dominimin e PSG-së në mesfushë dhe mbrojtje, ku Stade Briochin mezi arriti të krijojë rrezik serioz.
PSG kontrolloi ndeshjen deri në fund, ku një gol e shënoi edhe Osumane Dembele.
Tani PSG pret me padurim shortin për të zbuluar kundërshtarin e tyre në fazën e gjysmëfinales. /Telegrafi/