Site icon Telegrafi

PSG shënon fitoren e tretë radhazi në Ligue 1, shënojnë të tre sulmuesit  

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Angersit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit francez, Ligue 1.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka shtrirë diktatin e tyre në Ligue 1 duke shënuar edhe fitoren e tretë nga po kaq ndeshjes.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 12 minutash lojë dhe ishte uruguaiani Edinson Cavani, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Megjithatë, mysafirët arritën të kthehen në lojë me anë të Thomas Mangani (22′), i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-1 dhe dërgoi skuadrat në pushim me barazim.

Në pjesën e dytë, PSG u kthye furishëm duke shënuar dy gola dhe duke vulosur fitoren në këtë ndeshje ndaj Angersit.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 51-të dhe ishte Kylian Mbappe që shënoi për 2-1 pas asistimit të Angel DI Marias.

Listës së shënuesve të PSG iu shtua edhe Neymar, i cili në minutën e 66-të shënoi për 3-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.

Pas kësaj fitore, parisienët gjenden në pozitën e parë me nëntë pikë, ndërsa Angers i 19-të pa asnjë pikë. Në ndeshjen e radhës, PSG luan në udhëtim te Nimes, teksa Angersi e pret Lillen. /Telegrafi/

https://twitter.com/HdGoalz/status/1033376432494465024

https://twitter.com/BangerVid/status/1033387075054305281

 

 

Exit mobile version