Paris Saint Germain janë rikthyer te fitorja pas disfatës befasuese javën e kaluar.
Kampioni në fuqi i Francës ka triumfuar në Parc de Princes me rezultat të pastër 3-0 ndaj Nimes.
Parisienët e nisën mirë ndeshjen, kur Di Maria shënoi në minutën e 18-të për 1-0.
Argjentinasi shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes mysafire dhe realizoi lehtësisht për epërsinë e parisienëve.
Di Maria ishte protagonist edhe në golin e dytë, kur asistoi bukur për Paulo Sarabian i cili e ngriti epërsinë në 2-0 në minutën e 36-të.
HT: @PSG_English 2-0 Nimes
Goals from Di Maria and @Pablosarabia92 have us two up at the break!
A fine first 45 from the Parisians 🔴🔵 #PSGNO pic.twitter.com/ya3cacUgwl
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) February 3, 2021
Me epërsinë prej dy golave të vendasve përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.
Edhe pjesa e dytë i takoi vendasve, të cilët shënuan edhe një gol tjetër.
Ishte Kylian Mbappe që u përkujdes për të realizuar golin e ndeshjes, pasi në minutën e 68-të shënoi një gol spektakolar për 3-0.
Pas kësaj fitore, PSG vazhdon ndjekjen e liderit Lille, derisa tani zë vendin e tretë në tabelë me 48 pikë, tri më pak se ekipi lider.
Ndeshjen e ardhshme parisienët do ta zhvillojnë klasikën franceze në Veledrome kundër Olympique Marseille. /Telegrafi/
https://twitter.com/Cynthia971_972/status/1357081990491742209?s=20
https://twitter.com/_Lassana_/status/1357081243297447940?s=20