Site icon Telegrafi

PSG regjistron humbjen e parë sezonale (Video)

BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 18: Kylian Mbappe of Paris Saint-Germain runs with the ball during the UEFA Champions League group B match between RSC Anderlecht and Paris Saint-Germain at Constant Vanden Stock Stadium on October 18, 2017 in Brussels, Belgium. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Strasbourgu ia ka shkaktuar humbjen e parë sezonale Paris Saint-Germainit në Ligue 1.

Lideri i kampionatit francez ishte mysafir i skuadrës që do të luftojë për mbijetesë deri në fund të sezonit, megjithatë pësoi humbje prej 2-1.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 13-të, kur pas harkimit të Dimitri Lienard nga gjuajtja e lirë, Nuno Da Costa realizoi me kokë.

Pa përfunduar pjesa e parë, rezultati u barazua. Kylian Mbappe e futi topin në rrjetë falë asistimit nga Adrien Rabiot (42′).

Në gjysmën e dytë, vendasit e shënuan golin e fitores me anë të Stephane Bahoken (65′).

Francezi 25-vjeçar pranoi një top Da Costa dhe shkoi vet përpara duke arritur të realizojë.

Përkundër humbjes, Paris Saint-Germaini mbetet në krye të tabelës me dhjetë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Marseille.

Ndërsa Strasbourgu numëron 18 pikë dhe pozicionohet në vend të 14-të në tabelë. /Telegrafi/

Exit mobile version