Paris Saint-Germain është mysafir i Manchester Cityt në përballjen që luhet të mërkurën e kësaj jave (nesër) në kuadër të rrethit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Skuadra franceze e kishte fituar përballjen e parë në shtëpi me rezultat 2-0, derisa nesër mbrëma e pret një takim i vështirë.
PSG tashmë ka publikuar listën me lojtarët e ftuar, derisa në sy bije edhe prezenca e Sergio Ramosit.
Mbrojtësi spanjoll u larguar nga Real Madridi në verën të këtij viti, duke u transferuar më pas në Parkun e Princave si lojtar i lirë.
Por, edhe pse u transferuar në verë, ai ende nuk ka arritur të debutojë për skuadrën parisienë, e që në përballjen ndaj Manchester Cityt, mund të luajë pak minuta në pjesën e dytë.
Ramos ende nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike, andaj Mauricio Pochettino nuk mund të rrezikojë të luajë me të nga fillimi. /Telegrafi/
Le groupe parisien pour #MCIPSG ! 📋🔴🔵
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) November 23, 2021