Paris Saint-Germain ka publikuar listën e lojtarëve që janë ftuar për ndeshjen ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00 ditën e martë (nesër) do të luhet në stadiumin “Parc des Princes”.
Por, derisa shumëkush kishte dilema se a do të ishte Kylian Mbappe prezent për ndeshjen e 1/8 së finales, tashmë kanë marrë përgjigje.
Në listën e publikuar nga PSG, francezi është pjesë e saj dhe do të përballet me Bayern Munichun.
Por, mbetet të shihet nëse Mbappe do të luajë nga fillimi, apo do ta nisë ndeshjen nga banka rezervë.
Në listën e klubit parisien është edhe Lionel Messi, që po ashtu kishte një shqetësim, por që është i gatshëm. /Telegrafi/
📄🆗 Le groupe parisien pour #PSGFCB en @ChampionsLeague. #UCL
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 13, 2023