Correa Marquinhos është njëri nga lojtarët kryesor të Paris Saint Germain në vitet e fundit.
Braziliani luan në qendër të mbrojtjes, si mbrojtës i djathtë dhe si mesfushor defensivë.
25-vjeçari është pjesë e kampionëve të Francës që nga viti 2013 ku ka 256 paraqitje në garat zyrtare.
Juventusi është duke tentuar transferimin e tij, por PSG i ka bërë gati kontratën e re për ta blinduar atë.
Kontrata aktuale e Marquinhos skadon në verën e vitit 2022, por PSG i ka bërë gati atij një kontratë të re me rritje page.
Reprezentuesi brazilian do ta zgjerojë kontratën e tij deri në vitin 2024, ku do të fitojë tre milionë euro më shumë.
Paga aktuale e tij te PSG është 13 milionë euro në vit, ndërsa me kontratën e re ai do të fitojë 16 milionë euro pagë vjetore.
Me kontratën e re, Marquinhos do të bëhet futbollisti i katërt më i paguar te kampionët e Francës, pas treshes Neymar, Mbappe e Cavani. /Telegrafi/