Incidenti mes Neymarit dhe Edinson Cavanit në derbin ndaj Lyonit vazhdon të komentohet në Francë.
Gazeta ‘El Pais’ ka zbuluar një fakt shumë interesant rreth kësaj çështje.
Besohet se uruguaianit i është ofruar një milionë euro bonuse, e gjitha kjo që t’ia lënë penalltitë braziliani.
Por, sipas burimit të lartpërmendur, Cavani ka refuzuar menjëherë ofertën.
Ish-ylli i Napolit duket se është future një luftë inatesh me ish-yllin e Barcelonës dhe për asgjë në botë dhe asnjë çmim nuk dëshiron t’ia len penalltie.
30-vjeçari ditë më parë kishte thënë se nuk ka probleme me Neymarin dhe këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe mbesin në fushë, por duket se këto fjalë i ka harruar.
Cavani ka shënuar shtatë gola këtë sezon dhe një asistim, kurse anësori brazilian katër gola dhe katër asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vEo2tFdIBPo