Telegrafi

PSG nuk do të humbë kohë për kontratën e re të Neymarit

Paris Saint-Germain është e interesuar që të rinovojë kontratën me Neymarin.

Skuadra franceze thuhet se ka disa javë që po tenton ta bind yllin brazilian që të vazhdojë kontratën.

Por, 27-vjeçari në verën që shkoi shkaktoi shumë trazira te kampioni i Ligue 1, pasi e dëshironte largimin nga klubi.

Neymar po vazhdon me dëshirën e tij për t’u larguar nga kampioni i ligës franceze, derisa për të kanë zgjuar interesim Real Madridi, Barcelona dhe Manchester United.

Lexo po ashtu Neymari alarmon Realin dhe Barcelonën - refuzon vazhdimin e kontratës me Parisin

Sport raporton se PSG nuk do të humbë kohë me kontratën e re të brazilianit dhe mund të lejojë largimin e tij.

Parisienët mund të përfitojnë rreth 300 milionë euro nga shitja e Neymarit, pasi interesimi i tri skuadrave evropiane është shumë i madh. /Telegrafi/