Ander Herrera ka thënë se Kylian Mbappe dhe Neymar janë të lumtur te Paris Saint-Germain dhe klubi nga Ligue 1 nuk shet yje, por i blenë ata.
Francezi dhe braziliani lidhen me një largim nga klubi, derisa Real Madridi dhe Barcelona janë shumë të interesuar.
Por, Herrera nuk beson se dyshja do të largohet nga PSG, ndërsa pak javë më parë u shpallën kampion të Ligue 1 për herë të tretë, pasi edicioni u përjashtua shkaku i coronavirusit.
“Mbappe dhe Neymar janë shumë të lumtur te PSG dhe nuk kanë asnjë arsye të largohen nga këtu”, ka thënë fillimisht Herrera.
“PSG nuk shet yje, ne i blejmë ata. Që të dy nuk kanë thënë asgjë te ne rreth të ardhmes së tyre, pasi atmosfera në klub është shumë e mirë dhe të dy kanë rëndësi për ne dhe janë dy lojtarë shumë pozitiv”, ka shtuar më tej ai.
Mbappe është prioritet i Los Blancos, gjersa Neymari kërkon të rikthehet te Barcelona në këtë verë.
Por, afati kalimtar i transferimeve ka ndryshuar shkaku i pandemisë botërore që ka futur edhe klubet e mëdha në një krizë ekonomike. /Telegrafi/