Paris Saint-Germain ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke fituar në udhëtim ndaj Dijonit me rezultat 2-1.
Skuadra e yjeve ka mundur ta vazhdojë serinë pozitive me fitore, pasi ka fituar ndaj Dijonit në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligue 1.
Pjesa e parë e takimi përfundoi pa gola, edhe pse pati raste të krijuara nga të dyja skuadrat.
Në pjesën e dytë u shënuan tri golat, ku fillimisht ishin mysafirët nga Parisi që kaluan në epërsi në minutën e 71-të me anë të mbrojtësit Thomas Meunier.
Dijoni arriti të kthehet në lojë në minutën e 87-të me anë të Benjamin Jeannot, i cili barazoi në 1-1 duke i vështirësuar shumë gjërat për PSG-në.
Por, skuadra e trajnerit Unai Emery arriti të shënoj në minutat shtesë përsëri me anë të Meunier, duke marr një fitore të madhe me rezultat 2-1.
Pas kësaj fitore, PSG vazhdon kryesimin në Ligue 1 pa humbje me 25 pikë, ndërsa Dijoni renditet në vendin e 17-të me vetëm gjashtë pikë. /Telegrafi/
Quel but de Benjamin Jeannot !!! #DFCOPSG pic.twitter.com/LFEgjuJWgh
— ☰ Mickaël LF (@mlfra) October 14, 2017
Ce match il est fou bravo à Meunier pour son doublé #DFCOPSG https://t.co/9cAqzLJN29
— pasltemps (@notimeforyouuu) October 14, 2017