Paris Saint-Germain i ka ndarë pikët me Troyes në barazimin 2-2 në kuadër të javës së 36-të në Ligue 1.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me golin e Marquinhos që u asistua prej Angel di Marias.
PSG nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe të dytin, tani përmes Neymarit (25’), që shënoi nga pika e bardhë.
⏸️⌛️ C'est la pause au Parc ! Nos Parisiens mènent au score grâce à des buts de @marquinhos_m5 et @neymarjr 🤙@PSG_inside 2⃣ – 1⃣ @estac_officiel
⚽️ @marquinhos_m5 6'
⚽️ @neymarjr 25' #𝐏𝐒𝐆𝐄𝐒𝐓𝐀𝐂 pic.twitter.com/QbRx9yIM2J— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 8, 2022
Mirëpo, Troyes nuk u demotivua nga këto dy gola dhe ngushtoi rezultatin në 2-1 me anë të Ike Ugbos në minutën e 30-të.
Në 45 minutat e dytë, mysafirët filluan më mirë dhe në minutën e 49-të, ata fituan një penallti, të cilën në gol e konvertoi Florian Tardieu.
Il n’est pas beau notre buteur du soir ? 💙🤍 #PSGESTAC 2️⃣-2️⃣ pic.twitter.com/7OoAlsK1sT
— ESTAC Troyes (@estac_officiel) May 8, 2022
Deri në fund, dy skuadrat nuk shfaqën ndonjë rast serioz, duke u ndarë të kënaqura me nga një pikë.
Pas javës së 36-të, PSG tashmë që e ka fituar titullin, ka 80 pikë, ndërsa në xhiron e 37-të takohet me Montpellier. /Telegrafi/