Telegrafi

PSG nuk merr më shumë se një pikë ndaj Nice

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Paris Saint-Germaini nuk ka arritur ta mposhtë skuadrën e Nice në Parc des Princes (0-0).

Edhe me Lionel Messin e rikuperuar pas sëmundjes, lideri i Ligue 1 nuk arriti të shënonte në portën kundërshtare.

Kylian Mbappe, Achraf Hakimi e Angel di Maria, rrezikuan për skuadrën nikoqire, mirëpo nuk ia dolën të shënonin deri në mbyllje të sfidës.

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

PSG vazhdon të jetë në krye të tabelës me 41 pikë, me 12 pikë më shumë se Marseille që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nice është në vend të katërt në renditje dhe qëndron në kuotën e 27 pikëve. /Telegrafi/