Telegrafi

PSG nuk lejon befasi dhe mposht Lillen në shtëpi duke iu afruar edhe më shumë titullit

PSG ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Lille në shtëpi, në kuadër të javës së 21-të në Ligue 1.

Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Yusuf Yazicit (6’) i cili u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur brenda zonës për të shënuar për 1-0.

Reagimi i PSG-së erdhi shumë shpejt, pasi vendasit arritën që të barazojnë shifrat vetëm disa minuta më vonë, me anë të Goncalo Ramos (10’) i cili shënoi për 1-1.

Pas golit të barazimit, PSG-ja nuk u ndal dhe vazhdoi me sulme të njëpasnjëshme në drejtim të portës së Lille për të gjetur avantazhin.

Këtë e arritën kur lojtari mysafir Alexsandro (17’) shënoi në rrjetën e portës së tij, për t’i dhënë avantazhin prej 2-1 PSG-së.

Në pjesën e dytë PSG-ja arriti që të shënojë edhe një gol tjetër, ani pse kjo pjesë u karakterizua me një lojë të qetë dhe pa raste të shumta.

Ishte Randal Kolo Muani (80’) i cili në portën e zbrazët arriti që të shënojë për 3-1 pas asistimit të Bradley Barcolas, për t’i dhënë fund dilemës së fituesit.

Pas kësaj fitoreje, Parisi shkon në kuotën e 50 pikëve duke pasur një distancë të konsiderueshme me vendin e dytë në tabelë Nice, që ka 39 sosh, por me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore