Paris Saint Germain ka pësuar humbje në xhiron e tretë të Ligue 1.
PSG ka humbur si mysafirë i skuadrës së Monacos me rezultat 3-1.
Pjesa e parë i takoi skuadrës vendase, e cila realizoi dy gola, transmeton Telegrafi.
Joao Moutinho kaloi në epërsi skuadrën bardhëkuqe në minutën e 13-të takimit, ndërsa epërsinë e dyfishoi përmes penaltisë Fabinho, i cili realizoi gol në sekondat e fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, parisienët krejt çka arritën të bëjnë ishte zvogëlimi i avantazhit të vendasve.
Edinson Cavani shënoi gol me kokë në minutën e 63-të ndeshjes pas një harkimi të saktë të Sergio Aurier.
Pikërisht ky i fundit edhe vulosi rezultatin përfundimtar atë 3-1 për Monacon pasi realizoi një autogol në minutën e 82-të ndeshjes.
Pas kësaj humbje, PSG mbetet në pozitën e pestë me gjashtë pikë, ndërsa Monaco zë vendin e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare franceze me shtatë pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=B6tvn7qvYDw
https://www.youtube.com/watch?v=KqasTII4QLw
https://www.youtube.com/watch?v=gWdQlBOYUD0