Telegrafi

PSG me një lojtar më pak fiton ndaj Strasbourg, vazhdon dominimin bindës

PSG ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Strasbourg me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 16-të të Ligue 1.

Ndeshja nisi me gol për PSG-në, pasi në minutën e 16-të shënuan për 1-0, kur Neymar harkoi në zonë, ndërsa Marquinhos shënoi.

Edhe pse nuk munguan rastet, pjesa e parë nuk solli më gola të tjerë.

Shifrat u barazuan në minutën e 54-të, kur Marquinhos i pafat qëlloi në portën e tij.

Gjerët u bën edhe më keq për PSG-në, pasi që gjyqtari Clement Turpin përjashtoi nga loja Neymarin pas dy kartonëve të verdhë.

Por parisienët insistuan dhe arritën të gjejnë golin me një penallti në kohën shtesë, që u shënua nga Kylian Mbappe për 2-1.

PSG ka 44 pikë, tetë më shumë se vendi i dytë Lens. /Telegrafi/