Paris Saint Germaini nuk ka konkurrencë në kampionatin francez.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stade Louis II, lideri i Ligue 1 e mposhti edhe kamponin në fuqi, Monaco, me rezultat 2-1.
Edinson Cavani e zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të pas asistimit nga Julian Draxler, ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Pak minuta brenda gjysmës së dytë (52’), rezultati u dyfishua. Neymar shënoi nga pika e bardhë.
Monaco e ngushtoi rezultatin me golin e Joao Moutinhos nga gjuajtja e lirë (81’).
Mirëpo, në vazhdim vendasit nuk arritën që ta ndryshonin rrjedhën e takimit.
Pas 14 xhirosh, Paris Saint Germaini numëron 38 pikë, nga 12 fitore dhe dy barazime.
Konkurrentë më të afërt i liderit janë Lyoni dhe Monaco që kanë arkëtuar nga 29 pikë. /Telegrafi/