Telegrafi

PSG nënshkruan marrëveshjen më të madhe të sponsorizimit me Niken

Neymar (Getty Images)

Klubi parisien do të zgjat bashkëpunimin me markën e njohur të veshjeve sportive deri në vitin 2032. Këtë sezon ata kanë thyer rekordet e shitjes së bluzave.

PSG dhe Nike kanë vendosur të zgjasin gjë që do të thotë se do të jenë së bashku tri dekada. Kështu ka bërë të ditur klubi parisien, duke zbuluar marrëveshjen më të madhe të sponsorizimit në historinë e saj.

“Kjo marrëveshje paraqet një hap shumë të rëndësishëm, ku tregohet edhe njëherë se klubi ka synime të mëdha në skenën botërore dhe ambiciet e mëdha që kemi për të ardhmen”, ka thënë presidenti i i kampionëve të Francës, Nasser Al-Khelaifi.

“Nike është partneri më besnik i klubit dhe kjo marrëveshje është një testament për vendosmërinë tonë që të vazhdojë të ofrojë mbështetjen për shumë vite”, shtoi ai.

“Ne jemi të ngazëllyer për të zgjeruar një prej partneriteteve më të forta në sportin botëror, Paris Saint-Germain është një markë e fuqishme globale dhe kjo marrëveshje përforcon pozitën e Nikes si një lider në botën e futbollit”, tha Bert Hoyt, zëvendëspresident dhe menaxher i përgjithshëm i Nikes.

Ndryshe, Parisienët vitet e fundit kanë fituar gjashtë tituj të kampionit të shtetit francez. /Telegrafi/