Telegrafi

PSG në kërkim të fitores së katërt radhazi, pret Angersin në kryeqytet – formacionet zyrtare

Paris Saint Germain është nikoqir i Angers në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligue 1.

Të dy skuadrat deri më tani kanë bilanc të njëjtë në kampionat dhe kjo e bën atë një sfidë mjaftë interesante.

Kampioni në fuqi pësoi dy humbje radhazi për t’i fituar tri takimet tani dhe të zë vendin e shtatë në tabelë me nëntë pikë.

Me tri fitore dhe dy humbje është edhe Angers, që udhëton për të shkaktuar befasi sonte në Parc de Princes.

Trajnerët e të dyja skuadrave tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare:

Formacionet zyrtare:

PSG: Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker, Verratti, Paredes, Draxler, Neymar JR, Mbappe, Icardi.

Angers: Bernardoni,Ebosse, Nouri, Traore, Pavlovic, Bamba, Capelle, Coulibaly, Fulgini, Thioub, Bahoken.

/Telegrafi/