Telegrafi

PSG në hall: Donnarumma i shtohet listës së të infektuarve me COVID-19

Paris Saint-Germain po përjeton një shpërthim COVID-19 në skuadër dhe rasti i fundit që u zbulua ishte portieri italian, Gianluigi Donnarumma.

Pas Sergio Rico, Bitumazala, Juan Bernat, Lionel Messi dhe Danilo Pereira, tashmë është konfirmuar se gardiani italian është kontraktuar me coronaviurs.

Kjo situatë do të bëjë që trajneri Mauricio Pochettino të vë bast për Keylor Navas për ndeshjen e fundjavës kundër Lyonit.

Portieri italian tashmë do të jetë në izolim, ndërsa gjendja e tij është stabile.

Me protokoll parashihet që një lojtar të qëndrojë për 10 ditë në izolim, mirëpo do të testohet pas këtyre ditëve për të shikuar nëse e ka kaluar virusin. /Telegrafi/