Kylian Mbappe është dëmtuar në minutën e 87-të në fitoren 3-1 të Paris Saint-Germain ndaj Metz në ndeshjen e sotme.
Sulmuesi kishte shënuar dy gola për ta çuar skuadrën e tij në epërsi para se të pësonte një dëmtim në kofshë në minutat e fundit.
Mbappe u zëvendësua nga Julian Draxler katër minuta më vonë, pasi nuk rrezikoi ta vazhdojë ndeshjen.
⏱ 87'
Julian Draxler on for @KMbappe 🔁
#FCMPSG pic.twitter.com/sHV1d3umFt— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 24, 2021
“Ai ka pasur një goditje në kofshë, por ai duhet të jetë mirë për të mërkurën”, ka thënë trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino.
Të mërkurën është ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ku PSG takohet me Manchester Cityn. /Telegrafi/