Sulmuesin brazilian, Neymar, mund të largohet në verë nga gjiganti spanjoll, Paris Saint-Germain.
Neymar u transferuar në verën e kaluar nga Barcelona tek PSG për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurove.
Megjithatë, që nga transferimi i tij në Parc des Princes nuk janë ndalur fjalët për një largim të tij pas vetëm një sezoni.
Skuadrat e mëdha evropiane janë vënë pas shërbimeve të tij, ku më e interesuara thuhet të jetë Real Madridi, por PSG ka mohuar një largim të tij.
Megjithatë, Neymar dëshiron një lëvizje në Real Madrid dhe gjigantët spanjollë janë të etur të nënshkruajnë me brazilianin.
Sipas mediumit italian CalcioMercato, PSG do ta lërë të largohet Neymarin vetëm nëse klubi përballet me problemet financiare të Fair Play këtë verë.
Pavarësisht nga një marrëdhënie disi e acaruar midis PSG-së dhe Neymarit, klubi nuk po kërkon ta lërë të largohet nëse çështja financiare nuk e dikton këtë lëvizje.
Përveç Real Madridit të interesuar për shërbimet e Neymarit janë edhe dy skuadrat e mëdha angleze nga Mançesteri, City dhe Unitedi. /Telegrafi/