Telegrafi

PSG mohon lajmet se Mbappe ka kërkuar largimin: Flasim çdo ditë me të

Drejtori i PSG-së, Luis Campos, duke folur për Canal Plus, ku ka mohuar kategorikisht zërat se ylli francez ka kërkuan largimin nga Parisi që në janar.

Sipas tij klubi ka komunikim me lojtari çdo ditë dhe ka mohuar kategorikisht largimin e tij.

“Jam me Kylianin çdo ditë dhe ai kurrë nuk më ka folur për largimin e tij në janar. Jam këtu për të mohuar dhe për të thënë qartë se Mbappe nuk më ka kërkuar kurrë mua, apo presidentit, largimin nga PSG”, ka thënë ai.

Ndërkohë edhe trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, kishte folur për Mbappen.

“Këto janë diskutime që i kemi shpesh. Shkëmbej mendime me të për ta qetësuar. Jemi shumë të ndjeshëm ndaj komenteve të tij, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm”, ka thënë Galtier. /Telegrafi/