Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në udhëtim ndaj Nantes, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për xhiron e 22-të në Ligue 1.
Pjesa e parë u karakterizua me një dominim të madh të PSG-së në aspektin e posedimit të topit, por ishte mjaft e ‘varfër’ në aspektin e rasteve për gol.
I vetmi rast që ndezi këtë sfidë, ishte momenti kur mbrojtësi i Nantes, Nicolas Pallois (48’) shënoi gol për t’i dhënë avantazhin vendasve, por që më pas u anulua për pozitë jashtë loje.
⏸️ Half-time at the Stade de la Beaujoire.#FCNPSG I #Ligue1 pic.twitter.com/IHJaIXjYhO
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) February 17, 2024
Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat dhe të dy ekipet filluan që të sulmonin njëra-tjetrën në kërkim të golit.
Ishte pikërisht Pallois (54’) ai i cili bëri një gjuajtje të fortë dhe u desh intervenimi i Donnarummas për të evituar golin.
PSG-ja mori avantazhin në minutën e 60-të pas një supergoli të Lucas Hernandez për 1-0 pas asistimit të Marquinhos.
MONSIEUR Lucas Hernandez. https://t.co/Paa5WCFD3b
— 𝐌. (@Mehdinho_10) February 17, 2024
Goli i dytë dhe ai që vulosi fitoren e mysafirëve në këtë takim, u shënua nga Kylian Mbappe (78’) i cili e shndërroi në gol penalltinë të cilën e fitoi vet për rezultatin 2-0.
Kylian Mbappé bags his 21st goal of the season 🇫🇷🎯 pic.twitter.com/shkXPRWK5w
— Ligue 1 English (@Ligue1_ENG) February 17, 2024
Me këtë fitore Parisi vazhdon si lider me 53 pikë të tubuara, 14 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Nice./Telegrafi/