Site icon Telegrafi

PSG merr fitore të vështirë në udhëtim te Lorient

Paris Saint Germain ka marrë një fitore me shumë vështirësi në udhëtim te Lorient me rezultat 1-2.

Vendasit kaluan në epërsi vetëm pas nëntë minutash lojë, kur Neymar shfrytëzoi një asistim nga Hugo Ekitekie dhe realizoi për 0-1.

Me epërsinë 0-1 të parisienëve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Me të filluar pjesa e dytë vendasit gjetën golin e barazimit kur Moffi realizoi për 1-1 në minutën e 54-të.

Por në minutën e 81-të, Neymar doli sërish në skenë, kësaj radhe duke asistuar te Danilo Pereira i cili shënoi golin e fitores 1-2.

Me këtë fitore PSG vazhdon të kryesoj në Ligue 1 me 38 pikë, derisa Lorient mbetet në vendin e katërt me 11 pikë më pak.

Ndeshjen e ardhshme PSG e zhvillon në Parc de Princes përballë Auxerre, derisa Lorient është mysafirë i Strasbourg. /Telegrafi/

Exit mobile version