Telegrafi

PSG-Man Utd: Formacionet zyrtare, Solskjaer me ndryshime të detyrueshme

Paris Saint Germaini e pret Manchester Unitedin në Parkun e Princave për ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Old Trafford ka përfunduar me rezultat 2-0 me golat nga Presnel Kimpembe dhe Kylian Mbappe.

Djajtë e Kuq kanë shumë lojtarë të lënduar, kështu trajneri Ole Gunnar Solskjaer ishte i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacionin startues.

Formacioni zyrtar i PSG-së: Buffon; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verratti, Marquinhos; Dani Alves, Draxler, Di Maria; Mbappe.

Formacioni zyrtar i Man Utd: De Gea; Young, Lindelof, Smalling, Bailly, Shaw;  Andreas Pereira, Fred, McTominay; Lukaku, Rashford.

Vlen të theksohet se për vendasit Neymar mungon për shkak të lëndimit, kurse te mysafirët janë dhjetë lojtarë të lënduar. /Telegrafi/